FOTO/ Neslihan Atagul bën veprimin më human. Çfarë e lidh atë me autizmin?

FOTO/ Neslihan Atagul bën veprimin më human. Çfarë e lidh atë me autizmin?

12:28, 02/12/2018
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Neslihan Atagul së fundmi ka bërë një veprim që ka lënë shumë mbresa tek ndjekësit e saj.

Ajo është kontaktuar nga Shoqata e Fëmijëve me Autizëm, për të qenë pjesë e fushatave të tyre në ndihmë të këtyre fëmijëve.

Vitin e kaluar, aktorja ka vizituar qendrën e këtyre fëmijëve, duke u bërë thirrje të gjithëve të kontribuonin sa më shumë të mundeshin për t’u siguruar atyre kurimin e nevojshëm.

Ndërsa këtë vit, ka qenë kërkesë zyrtare e shoqatës, që Neslihan t’u bashkohet nismës së tyre.

Neslihan së bashku me disa miq vullnetarë, kanë përgatitur një video si pjesë e fushatës antidiskriminuese ndaj këtyre fëmijëve.

Ajo dhe grupi i saj i punës gjithashtu kanë bërë një donacion kundrejt fushatës, i cili është donacioni më i madh që i është dhuruar ndonjëherë.

Neslihan e ka kaluar ditën e djeshme duke luajtur me fëmijët, e duke kaluar momente argëtuese me ta.

Aktorja ka premtuar se do të vazhdojë punën e saj, drejt ndërgjegjësimit të njerëzve rreth autizmit pasi kjo është kthyer tashmë në nismën më të madhe që Neslihan mendon se mund të bëjë në jetë./tring.al

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco