Një histori e veçantë, Adelina Tahiri tregon për herë të parë se si e njohu burrin e saj

Një histori e veçantë, Adelina Tahiri tregon për herë të parë se si e njohu burrin e saj

10:30, 02/12/2018
A+ Aa A-

Adelina Tahiri këngëtarja shumë e komentuar për martesën me avokatin maqedonas Serjozha Markov ishte e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ku gjate emisionit tregoi për herë të parë  se si ishte njohur me  bashkëshortin.

 Adelina ka thënë se një mik i tyre i përbashkët u bë shkak për njohjen e të dyve.

Duke qenë se Serjoza është avokat, ajo ka rrëfyer se miku i saj i kishte kërkuar bashkëshortit të Adelinës një leje për armëmbajtje dhe në këmbim ai kishte dashur që ta njihte me Adelinën.

Për një vit e gjysmë këngëtarja  nuk kishte pranuar të takohej me bashkëshortin.

Më pas miku i saj i kishte punuar një rreng, i kishte thënë se duhej të shkonte patjetër në një hotel në Shkup, sepse në media do të shkruhej një skandal i madh për të.

“Shkova e sapo ngritur nga gjumi. Ky më tha ke 1 vit që thua do e takosh personin, unë s’kam më fytyrë. Shkova në shtëpi u rregullova, u takova me të. Tha ‘unë jam avokati Serjoza Markov. Doja thjesht të pinim një kafe në mënyrë shoqërore sepse më pëlqen si artiste dhe më pëlqejnë njerëzit e bukur’. Më bëri shumë përshtypje se ishte njeri shumë i çiltër”, – ka treguar Adelina.

Më pas ajo ka rrëfyer se Serjoza i ka qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe sigurisht që Adelina e ka vlerësuar shumë për këtë.

Këngëtarja ka treguar se në fillim të lidhjes ajo nuk e dinte aspak që ai ishte shumë i pasur dhe këtë e kishte zbuluar vetëm kur kishin shkuar në një udhëtim në Vjenë dhe Serjoza shoqërohej nga 30 ‘bodyguard’ që i puthnin dorën.

Megjithatë ajo shtoi se asnjëherë nuk e ka dashur për paratë, por vetëm për kujdesin dhe modestinë që ai ka treguar për Adelinën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco