Plas sherri në ‘Dance With Me’/ Romeo i kthehet Kledi Kadiut: Ta tregoj unë se kush qan...

Plas sherri në ‘Dance With Me’/ Romeo i kthehet Kledi Kadiut: Ta tregoj unë se kush qan...

22:15, 26/11/2018
A+ Aa A-

Që nga e hëna e parë, kur partnerja e Romeos në DWM, Anjeza Maja, u aksidentua dhe e la në mes aventurën e kërcimit, Romeo nuk e la skenën, por e përballoi atë bashkë me balerinët dhe mori njëlloj vlerësimet maksimale të jurisë.

Edhe mbrëmjen e sotme, nën ritmet e kolonës zanore të filmit legjendar “Gladiatori”, Romeo u prezantua me një kërcim dinjitoz, i cili u përcoll me emocion dhe u duartrokit nga publiku, si dhe u vlerësua shumë nga juria.

Por, me sa duket, Romeo nuk mbeti shumë i kënaqur nga vlerësimi i anëtarëve të jurisë e sidomos nga ai i Kledi Kadiut, i cili e vlerësoi performancën në tërësi, por pa u ndalur specifikisht te interpretimi i aktorit nga Vlora. Paasi mori vlerësimin, Romeo i vuri në dukje Kledit se nuk kishte thënë asgjë për të, madje as nuk ia përmendi fare emrin: “Nuk e përmende fare emrin tim, fole vetëm për Anjezën, ndërkohë që Anjeza nuk ishte”, – tha Romeo, por Kledi iu përgjigj me të shpejtë duke i vënë në dukje se, në fakt, atij i ka mbetur hatri që nga java e kaluar dhe ndaj reagon në ketë mënyrë:

“Të ka mbetur mbetur hatri nga java e kaluar, fillove të qash…” – i tha koreografi.

Kjo e revoltoi edhe më shumë aktorin, i cili nuk preferoi ta linte me aq debatin: “Hajde kërceje ti më mirë, por jam i sigurt se do përfundosh në napoleon, si javën e kaluar…. Këtu nuk kemi ardhur për të qarë, por për të treguar se cilët jemi. Je profesionist dhe vlerëso siç duhet”, – vijoi Romeo.

"Se kush qan... nëqoftëse më sheh e kupton se kush qan. Mbaj vendin tënd. Vlerëso siç duhet", iu kthye Romeo me nerva Kledit ndërsa Alketa u mundua të qetësonte situatën duke i thënë Romeos se po sillet si vlonjat i vërtetë.

"Vlerësimi im është ky, nëse s'të pëlqen, s'të pëlqen dhe kaq", u përgjigj Kledi.

Me ndërhyrjen e Alketës, e cila i shprehu vlerësimin edhe një herë për interpretimin, situata u qetësua, edhe pse, nga sa u duk, Romeos i mbeti një merak i vogël nga (mos)vlerësimi i Kledit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco