Rita Ora rrëfehet për revistën prestigjoze britanike: Me familjen flasim shqip

Rita Ora rrëfehet për revistën prestigjoze britanike: Me familjen flasim shqip

16:10, 22/11/2018
A+ Aa A-

 Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka pozuar për revistën britanike ‘Stylist’. Ndër të tjera, në intervistën për revistën Rita ka folur edhe për Kosovën.

Ajo është pyetur se çfarë do të thotë për të të jetë kosovare. Dhe si ka ndikuar, që Rita të jetë ajo që është sot.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Më herët këtë vit kam perfomuar në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, është përgjigjur Rita.

Ndërsa e pyetur, nëse flasin në shqip në familjen e saj, Rita ka thënë:

“Flas shqip, është shumë e rëndësishme, që të vazhdojmë ta mbajmë gjuhën”.

Rita Ora publikon nesër albumin e saj të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco