Si e sheh veten Rudina Magjistari kur e imitojnë në Portokalli?

Si e sheh veten Rudina Magjistari kur e imitojnë në Portokalli?

23:32, 16/11/2018
A+ Aa A-

Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran.

Prej vitesh tashmë, ka lënë programet, ku shfaqej një herë në javë dhe tani e shohim në emisionin e saj “Rudina”.

Prezantuesja, e cila fton personazhet e njohur dhe i nxit ata që të ndajnë sa më shumë detaje nga jeta e tyre private, disa herë është bërë pjesë e një imitimi në Portokalli nga aktori Rezart Veleshnja.

Pasditen e sotme, Rudina kishte të ftuar për herë të dytë në programin e saj Elton Ilirjanin ( i cili ishte i ftuar edhe në TROKIT në IN Tv ditën e djeshme) dhe nuk mund të mos kujtonin imitimin që iu bë atyre nga Florjan Binaj në rolin e Eltonit dhe Rezart Veleshnja në rolin e Rudinës.

“Shikoje pak se si na kanë imituar te “Portokallia” ne të dyve. Është një program që ne e kemi realizuar pak kohë më parë. Më kanë imituar mua dhe ty” ,– tha Rudina duke ndjekur me të qeshur një sekuencë nga ajo pjesë e “Portokallisë”. Duke qeshur me rolin e saj, por më shumë me rolin e Ilirjanit, ajo tha: “Në fakt, ti ishe ai që ke spikatur në këtë rast më shumë, sepse edhe nga komentet këtë vura re. Ishte një personazh i arrirë” – tha Rudina ndër të tjera, duke e lënë pak mënjanë rolin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco