‘Elifi’ flet për planet dhe pengesat për një martesë të dytë

‘Elifi’ flet për planet dhe pengesat për një martesë të dytë

18:16, 15/11/2018
A+ Aa A-

Tuba Büyüküstün është pa më të voglin dyshim një nga aktoret më të preferuara turke në Shqipëri për shkak të rolit të saj si Elifi në telenovelën shumë të ndjekur turke “Diamante dhe Dashuri”.  

Por ajo është edhe një personazh shumë i përfolur në mediat rozë për shkak të problemeve të shumta në jetën private.

Por prej një viti tashmë është në një lidhje serioze me të dashurin e saj, Umut Evirgen.

Mediat turke shumë shpesh kanë aluduar në lidhje me një martesë të mundshme të tyre, por ccifti duket se e ka marrë me ngadalë lidhjen dhe ende nuk e kanë kurorëzuar atë në altar.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me martesën e mundshme, Umut Evirgen ishte i pari që iu përgjigj me ironi:

“Na lajmëroni kur do të bëhet dasma”, – u shpreh ai.

Ndërsa aktorja, së njëjtës pyetjeje iu përgjigj me më shumë seriozitet:

“Nuk e di si e keni dëgjuar këtë lajm, por nuk është e vërtetë”

Kështu, nuk ka dasmë akoma në horizont. Siç raportojnë mediat turke, Tuba pengesën kryesore ka familjen e saj, vajzat binjake. Por edhe frikën pas një divorci me aktorin e njohur Onur Saylak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco