Këngëtarja shqiptare e akuzoi se i kishte vjedhur këngën, reagon këngëtari i NRG BAND

Këngëtarja shqiptare e akuzoi se i kishte vjedhur këngën, reagon këngëtari i NRG BAND

09:30, 10/11/2018
A+ Aa A-

Këngëtari Besnik Qaka së fundmi  është akuzuar nga reperja e njohur Nikka sipas së cilës ai i ka vjedhur idetë e projektit të saj më të fundit.

"Edhe pak dit vjen projekti jem i radhes “Ani Mori Nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plot te fjales ma ka VJEDH artisti ne fjale Besnik Qaka ku e ka lansu projektin para pak diteve, amo pak ka rensi kjo te une se iden munesh mema vjedh po dhuntin qysh un e boj artin smunesh me pas ti e as kerkush, se kta e kom dhunti prej Zoti", shkruante Nikka ndër të tjera.

Një javë pas këtyre akuzave ka reaguar Besnik Qaka i cili në një intervistë për "Mirage" është shprehur se është shumë i prekur nga kjo ngjarje.

"Ideja e kesaj këngë ka nisur në 1 shtator. Idene ma kanë dhënë mua. E pranova dhe shkova në studio për të punuar. Këto akuza që po i hedhin, unë shoh një fare lloj viktime se ndoshta ja kanë shitur këngën pa idenë time. Por duhet të me pyesnin për hir te korrektësise. Nesë dikush mendon se une ja kam vjedhur idenë dikujt me 20 vjet karriere, unë i jap fund karrieres. Të them te drejtën u preka shume që me akuzuan. Nuk u mora fare me kete pune. I kam pare postimet por i kam injoruar. Ajo vajze ka ra viktime se ja kane shitur kengen pa i treguar se po e beja dhe une. Here tjeter t'i shqyrtoj gjerat me mire se nuk ndertohet karriera me akuza", u shpreh Besniku.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti10/11/2018 11:05

Hahaaa. Kur u be dhe kjo anonime me dale kengetare me e mire se Besniku...

Shto koment

Denonco