Reagon fort ish-aktori i Portokallisë: Me prishjen e Teatrit Kombëtar, po prishen edhe vlerat morale!

Reagon fort ish-aktori i Portokallisë: Me prishjen e Teatrit Kombëtar, po prishen edhe vlerat morale!

17:39, 09/11/2018
A+ Aa A-

Ervin Bejleri është një ndër aktorët më të njohur të humorit shqiptar, i cili famën e madhe e fitoi si aktor në fillimet e “Portokallisë” në role të ndryshme, ku spikat ai i dyshe “Nini dhe Vini”.

Po ashtu ai vitet e fundit është para edhe në pozicionin e prezantuesit, por edhe të aktivistit në mbështetje të kauzave të ndryshme.    

Së fundmi Ervini ishte i ftuar në në emisionin “Adrenalinë” në IN Tv, ku iu desh të përballej me bashkëshorten e tij në një lojë. Dy burrë e grua garuan midis tyre në qitje.

Mes tyre nuk munguan shakatë dhe batuta, por aktori i njohur bëri edhe një reagim të fortë për një prej çështjeve të nxehta dhe delikate të artit shqiptar, prishjen e ndërtesë së Teatrit Kombëtar.

“Jam kundra prishjes së Teatrit Kombëtar, sepse bashkë me atë prishen edhe vlerat kombëtare teatrale, por jam pro investimeve të reja diku tjetër”- u shpreh Ervin Bejleri në lidhje me këtë çështje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco