FOTO/ Një tjetër shqiptar ka shkelur tapetin e kuq të MTV EMA-s

FOTO/ Një tjetër shqiptar ka shkelur tapetin e kuq të MTV EMA-s

17:16, 05/11/2018
A+ Aa A-

Nata gala e ndarjes së çmimeve muzikore MTV EMA-s ka pasur vëmendjen maksimale të medias, e cila ishte e pranishme thuajse në çdo detaj.  

Në të ishin të pranishëm yjet më të mëdhenj të muzikës globale, me të cilave ranë në sy edhe të këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe  Dua Lipa. Kjo e fundit madje ishte edhe fituese e një çmimi.

Por dy këngëtaret nuk ishin shqiptaret e vetme që merrnin pjesë në këtë eveniment të jashtëzakonshëm për nga përmasat.

Aty ishte i pranishëm edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili parakaloi në tapetin e kuq i veshur me një kostum nga Dolce & Gabbana. Pamja e tij u komentua si një nga më elegantet. Ermali ishte ambasador i MTV Itali së bashku me Yuri Gordon.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco