Bixhoz me dashurinë/ Shivai shkon në jetimore që të mësojë të shkuarën e Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai shkon në jetimore që të mësojë të shkuarën e Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

17:50, 02/11/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht se e do shumë Anikën dhe asaj i thotë se për të mbiemri nuk ka rëndësi Shivai vazhdon të jetë i shqetësuar pasi mësoi që Anika është rritur në jetimore. Anika sheh ëndërr të keqe natën dhe e hedh Shivain nga krevati.

Ajo zgjohet duke bërtitur dhe habitet kur sheh Shivain përtokë. Shivai i tregon që ajo e goditi në gjumë. Anika thotë se është shumë e fuqishme dhe i shpall sfidë Shivait që të bëjnë mundje dore. Shivai fiton.

Në mëngjes ai mendon sërish për çështjen e Anikës dhe mundohet ta bindë veten që nuk i duhet prejardhja e saj. Shivai vendos të pyesë Sahilin. Ai mëson ku ndodhet jetimorja e Anikës. Pinki dëgjon bisedën e tyre dhe vendos të ndjekë shivain për të mësuar të shkuarën e Anikës.

Anika shkon në spital për të marrë përgjigjen e testit të ADN-së. Ajo është në dilemë dhe nuk e di çfarë do të bëjë kur të marrë vesh të vërtetën.

Edhe Shivai është në dilemë dhe thotë se pasi të mësojë të shkuarën e Anikës jeta e tyre do ndryshojë. Ai vendos të hyjë në jetimore për të mësuar mbi Anikën./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco