VIDEO/ Ja detaji që ju ka shpëtuar nga klipi me shumë afrimitet i Noizyt dhe Dafinës

VIDEO/ Ja detaji që ju ka shpëtuar nga klipi me shumë afrimitet i Noizyt dhe Dafinës

16:46, 22/10/2018
A+ Aa A-

Dikur Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë dhe nuk mungonin as diset e tyre për njëri tjetrin. Madje vite më parë reperi në këngën “Na jena OTR” e ofendoi këngëtaren në tekst pas sherrit që pati me Ledrin (i cili atë periudhë ishte i lidhur me Dafinën).

Ledri dhe Noizy sot janë bërë miq të mirë. Por Noizy i ka rregulluar punët dhe me Dafinën. Prej kohësh u paralajmërua bashkëpunimi i Daffy-t dhe reperit të OTR. Dyshja kanë publikuar këngë dhe videoklipin e shumëpritur. Kënga mban titullin “ A don Love”. Dhe dy artistët kanë sjellë një klip mjaft të këndshëm me ngjyra dhe motive vjeshte.

Gjithashtu në këtë klip si Daffyn ashtu edhe Noizyn i shohim mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që luajnë rolin e të dashuruarve. Por detaji që me siguri ju ka shpëtuar është se klipi është xhiruar nga një iPhone 8+. Kujtojmë se edhe kënga e Elvana Gjatës dhe Brunos u xhirua me iPhone dhe pati vërtet shumë sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco