U denoncua nga ish i dashuri, Wanda Nara, gruaja e Icardit ka një mesazh të prerë

U denoncua nga ish i dashuri, Wanda Nara, gruaja e Icardit ka një mesazh të prerë

16:58, 19/10/2018
A+ Aa A-

Wanda është hedhur në gjyq nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, për shpërndarjen në rrjetet sociale të të dhënave personale, duke përfshirë edhe numrin e celularit të ish-burrit.

Mediat italiane raportojnë se modelja dhe prezantuesja argjentinase, në një postim të datës 22 qershor 2015 ka dhunuar privatësinë e Lopezit dhe ka dëmtuar atë gjatë lëvizjes të merkatos në verën e atij viti.

Në një prononcim të shkurtër në Milano për gazetarin Valerio Stafeli të emisionit “Striscia la Notizia” Wanda e ka mohuar akuzën për përhapjen e numrit të telefonit të Mazi Lopezit duke u shprehur shkurt: “E vërteta gjithmonë fiton”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco