VIDEO/  Legjenda e muzikës italiane feston sot 60-vjetorin

VIDEO/ Legjenda e muzikës italiane feston sot 60-vjetorin

11:59, 22/09/2018
A+ Aa A-

Zëri më i dashur për italianët dhe jo vetëm por  për të gjithë Andrea Bocelli feston  sot 60 vjetorin e lindjes.

Ai ka lindur në vitin 1958 në Lajatico, fshat në Toscana të Italisë.

I lindur me probleme të shikimit, një aksident në moshën dymbëdhjet vjeçare do ta lerë atë të verbër.

Por ky aksident nuk do të pengoj  pasionin e madhe për muzikën që kishte këngëtari. 

Që i vogël ai admironte muzikën operastike dhe tenorët Italian si Del Monaco, Gigli e veçanërisht Franco Corelli.

Pasi mbaron shkollën e mesme Bocelli shkon në Piza ku diplomohet në shkencat juridike.

Edhe gjatë kësaj kohe ai këndon në piano bar pjesë të njohura nga Sinatra,Aznavour dhe Piaf .

Kur mëson se Franco Corelli idhulli tij i fëmijrisë jepte mësime në Torino ai  bëhet student i tij.

I inkurajuar nga Corelli , Bocelli i dedikohet tërësishte muzikës duke e lënë në mes karrieren juridike.

Në vitin 1992 i ftuar nga Zuçhero këndojne së bashku "Miserere".

Në vitin 1993 takon presidenten e Sugar një prej kompanive më të mëdha të muzikës e cila e ndihmon të marrë pjesë në festivalin e San Remos ku pati një sukses të menjëhershëm.

 Albumet e tij "Viaggio Italiano"(1995) dhe “Arie”(1998)  e bënë të njohur dhe të dashur për të gjithë këngëtarin, që tani është një fenomen internacional.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco