Bixhoz me dashurinë/ Gori arratiset nga dasma, në serial hyn Sadna, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Gori arratiset nga dasma, në serial hyn Sadna, ja ç’do ndodhë të hënën

20:34, 20/07/2018
A+ Aa A-

Mamaja e Tias i thotë Shivait se do ja japë videon pasi ai të firmos letrat e divorcit. Shivai mundohet të bëjë xheloze Anikën. Ai i thotë fjalë të ëmbla Tias para Anikës. Shivai i jep Tias një kuti me unazë dhe e lumturon atë ndërsa Anika i sheh dhe bëhet kurioze për unazën.

Shivai merr dorën e Tias që t’i vendosë unazën por e lështon atë me qëllim. Ai thotë se Anika duhet ta gjejë unazën pasi është përgjegjësia e saj. Anika e gjen unazën dhe ja jep Shivait. Shivai i vendos unazën Anikës. Ai ka futur dikë në shtëpi për ta ndihmuar që të gjejë videon.

Nga ana tjetër Gori bërtet dhe thotë se nuk do e bëjë këtë martesë. Kali i thotë se gjithmonë ka ndarë gjithcka me vëllezërit. Nahar vjen dhe thërret Gorin. Ai i kërkon Kalit që të përqafojë Gorin. Nahar i jep Gorit fshehtas diçka. Gori e hedh në zjarr dhe vendi merr flakë.

Gori dhe Nahar ja mbathin. Ndërkohë Rudra është në aeroport. Ai bëhet dëshmitar i një fejese të dy personave me emrin Nandini dhe Aditja. Ish-e dashura e Aditjas është aktorja Sara Khan (të cilën e njohim si Sadna nga seriali Bidaai).

Nandini i kërkon Rudrës të hiqet sikur është burri i saj. Kali kërkon që të kapet Gori. Gori i heq zinxhirët me një sëpatë. Kali vjen por Gori e godet me sëpatë. Ai vjen në vete dhe urdhëron që Gori të gjehet.

Ai merr një lajm që gruaja e tij e parë ka kryer vetëvrasje në spital dhe ka lënë një shënim ku e fajëson për vdekjen. Gori shkon në stacionin e trenit për tu takuar me mamanë. Ajo sheh njerëzit e Kalit dhe fshihet. Kali thotë se Gori do ta paguajë këtë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco