FOTO/ Kush është bukuroshja Miriam, drejtoresha e re e Ora News

FOTO/ Kush është bukuroshja Miriam, drejtoresha e re e Ora News

18:52, 30/11/2016

Miriam Ndroqi është prezantuar sot si drejtoresha e re e televizionit informativ Ora News. Presidenti i grupit mediatik ‘Yldon Media Group’, Ylli Ndroqi prezantoi para stafit të televizionit drejtoreshën e re.

Mariam Ndroqi, merr drejtimin e Ora News pas një eksperience të gjatë në një grup mediatik në Moskë dhe studimeve të larta për media dhe marketing.

Me ambicien dhe energjinë për një rritje cilësore, znj.Ndroqi do të kryesojë ndryshimin që do të fillojë në këtë televizion pas 10 viteve në tregun mediatik shqiptar.

Akrepat e Ora News tanimë janë nisur drejt një gare për të konkurruar edhe më bindshëm tregun mediatik në Shqipëri.

Miriam Ndroqi është nusja e djalit Ylli Ndroqit, pronarit të televizionit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment