Kim rikthehet për herë të parë në Paris, 2 vite pas vjedhjes së madhe

Kim rikthehet për herë të parë në Paris, 2 vite pas vjedhjes së madhe

12:05, 22/06/2018
A+ Aa A-

Sfilata e koleksionit të ri Pranverë/Verë të Louis Vuitton e bëri Kim Kardashian të rikthehet në Paris 2 vite pas vjedhjes që bëri bujë në të gjitha mediat botërore.

37-vjeçarja edhe pse dukej e qetë nga rikthimi në qytetin që për të është një makth i vërtetë, kishte marrë masa të rrepta sigurie si edhe nuk kishte me vete asnjë send me vlerë apo bizhuteri të shtrenjta.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” po e shijonte sfilatën me Kylie Jenner dhe Kanye West ndërkohë që është fotografuar duke mbajtur vetëm unazën e martesës në gishtin e saj.

Përfaqësues të Kim janë shprehur për “Daily Mail” se ajo ka hequr dorë nga bizhuteritë e shtrenjta një herë e përgjithmonë. Kim nuk do të mbajë më të tilla as në shtëpinë e saj dhe as nëpër evente të rëndësishme pasi i frikësohet shumë një vjedhjeje të dytë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco