Aurela Gaçe flet për bashkëshortin: Po u nxeh Skerdi...hapi rrugën!

Aurela Gaçe flet për bashkëshortin: Po u nxeh Skerdi...hapi rrugën!

17:19, 17/06/2018
A+ Aa A-

Emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan ka ardhur ndryshe nga çdo puntatë tjetër sot.

I zhvendosur në Prezë në ambient të hapur, mes lojërash e thashethemesh “Xing” padiskutim do t’iu mbërthejë pas ekranit. Pjesë e emisionit po ashtu janë edhe personazhet me të pathënat e tyre.

OFF Records e “Xing” kanë zbuluar për të gjithë teleshikuesit bisedat pikante të personazheve gjatë regjistrimit të emisionit. Ndër to ishte edhe këngëtarja mjaft e njohur Aurela Gaçe e cila gjatë bisedës në studio me drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi foli edhe për bashkëshortin e saj, Skerdin.

“Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion”, tha Gaçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco