Do të bëhet nënë për herë të parë? Marina Fara konfirmon kështu lajmin

Do të bëhet nënë për herë të parë? Marina Fara konfirmon kështu lajmin

13:54, 17/06/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme qarkulloi kudo lajmi se, vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, do të behët nënë për herë të parë. Dyshimet lindën nga një foto e publikuar nga portali “JOQ”, ku Marina shfaqet teksa kryen kontrollet pranë gjinekologes.

Sipas portalit, burime pranë saj kishin konfirmuar lajmin e shtatzënisë dhe treguan se Marina ndodhej në muajin e tretë të pritjes së ëmbël.

Por pas përhapjes së këtij lajmi, Marina vendosi që të reagonte në mënyrën e saj përmes Instagram-it.

Pasi bëri private llogarinë e saj në Instagram, ajo ndryshoi emrin e profilit nga “marinafara.official” në “me_and_you_against_the_world1” (Unë dhe ti kundër botës).

Ndoshta në këtë mënyrë Marina ka vendosur të konfirmojë lajmin duke tregur dashurinë e saj për partnerin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco