‘A të vardisen politikanët shqiptarë?’ Albërie Hadërgjonaj përgjigjet dhe zbulon diçka….

‘A të vardisen politikanët shqiptarë?’ Albërie Hadërgjonaj përgjigjet dhe zbulon diçka….

10:17, 27/05/2018
A+ Aa A-

Është një prej gjysheve me seksi të showbiz-it shqiptar dhe nuk e pengon asgjë për të qenë në top formë këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj. As mosha, as vitet që ikin, madje as vajzat e reja duket se nuk e sfidojnë dot. Sepse as propozimet nuk i mungojnë. Nga të gjitha anët, madje, dhe nga të gjitha moshat, meshkujt i propozojnë dhe i vardisen.

E ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin”, Albërie Hadërgjonaj nuk i shpëtoi pyetjes nëse e ngacmojnë biznesmenët apo politikanët shqiptarë.

Edhe pse nuk deshi të rrëfejë detaje apo të përmendë emra, Hadërgjonaj la të nënkuptohet se është ngacmuar edhe nga politikanët, edhe nga biznesmenët shqiptarë.

Pasi Ermali i drejtoi pyetjen “A të ngacmojnë VIP-at shqiptarë ose biznesmenët?”, këngëtarja u përgjigj: “Kjo është normale. Ka nga ata që thonë: Hajt po, i them një herë, se kush e di, mos bën xing. Nuk bën xing gjithsesi, po e provojnë…” – tha Albëria me të qeshur.

Por Ermali nuk e la me kaq kureshtjen: “Po politikanët shqiptarë të vardisen?” dhe pa e zgjatur shumë, këngëtarja iu përgjigj: “Po tani, çfarë të të them… Çfarë të të thotë halla ty …” – tha ajo me të qeshur si për ta konfirmuar pyetjen e tij, por pas saj, mohoi shpejt: “Jo, jo janë burra të mirë”, por edhe këtë përgjigje e shoqëroi me të qeshur…/Class

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco