Anuloi koncertin për shkak se ishte sëmurë, një lum kritikash për Rita Ora-n

Anuloi koncertin për shkak se ishte sëmurë, një lum kritikash për Rita Ora-n

08:23, 23/05/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja me prejardhje shqiptare sapo ka nisur turneun e saj muzikor “Girls” i cili dukej se po shkonte për mrekulli…të paktën deri ditën e djeshme.

Ajo është detyruar të anulojë koncertin në Bristol pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët i kanë rekomanduar regjim shtrati.

Nëpërmjet një video-je të postuar në rrjetin social Twitter 27-vjeçarja ka shprehur keqardhje pasi është detyruar ta anulojë koncertin e saj por u ka premtuar fansave se do të rikthehet pas 10 ditësh.

Të gjithë ata që kishin blerë bileta u irrituan dhe nisën ta kritikojnë këngëtaren për papërgjegjshmërinë. Një pjesë e mirë e tyre thanë se një ditë më parë Rita ishte duke festuar deri në orët e para të mëngjesit në një klub ku ishte dehur e për këtë arsye nuk është në gjendje të performojë.

Disa të tjerë kërkuan rimbursim për paratë e shpenzuara për biletat dhe u shprehën se nuk kanë dëshirë të presin edhe 10 ditë të tjera për të parë Ritën në skenë, e gjitha kjo është faji i saj dhe një video ku ajo shfaqet e shtrirë si e sëmurë nuk i justifikon paratë e tyre./topalbaniaradio

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco