Fustani i nusërisë i Paris Hilton, akoma më marramendës se unaza 2 milion $!

Fustani i nusërisë i Paris Hilton, akoma më marramendës se unaza 2 milion $!

12:33, 25/04/2018
A+ Aa A-

Paris Hilton shumë shpejt do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj me të dashurin 31-vjeçar, Chris Zylka. Së fundmi, biznesmenia ka treguar se më në fund ka arritur të zgjedh fustanin e nusërisë.

Më parë Paris ka thënë se ëndërron të ketë një fustan të ngjashëm me atë të përrallave të Disney. “Më në fund e kam zgjedhur një! Është shumë ikonik dhe mezi po pres që ta shihni të gjithë. Në fakt fustani im po bëhet me porosi dhe mendoj se do të jetë vërtet special. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë për mua të zgjidhja”. Megjithatë Paris ka vendosur që t’i mbajë të gjitha detajet e fustanit të fshehta deri sa të vijë dita e madhe. Multimilioneria ka thënë se ajo do të frymëzohet nga Ariel, Belle nga ‘E bukura dhe bisha’ si dhe nga Rapunzel. 



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco