Horoskopi i fundjavës, Meri: Ja shenja që do bjerë viktimë dhe ajo me nuhatje për paratë

Horoskopi i fundjavës, Meri: Ja shenja që do bjerë viktimë dhe ajo me nuhatje për paratë

16:53, 21/04/2018
A+ Aa A-

Këto ditë do kemi ndikimin e fuqishëm të Marsit në Bricjap. Do kemi jo vetëm energjinë e duhur, por edhe dëshirën për të luftuar me strategji për ngritje dhe identifikim profesional e personal.

Këto ditë, Marsi do takojë Asteroidin Hariklo që në mitologji ka fuqinë e parashikimit dhe mundësinë për të qene një hap para. Hariklo si pasardhëse e perëndisë se Diellit Apollon, ka një fuqi shëruese dhe ndihmuese sidomos për fëmijët dhe pleqtë. Megjithëse jeta e sprovoi me dhimbje pasi humbi burrin dhe vuajti për vajzën e vet, Hariklo nuk u bë e ashpër dhe nuk e humbi ndjenjën e ndihmës ndaj të tjerëve. Jeta sot nga ne kërkon që të mos i humbim cilësitë e mira shpirtërore përmes dhimbjes, pasi aty duket dhe cilësia jone si njerëz.

Dashi sot, për asnjë arsye, nuk duhet te bëhet hakmarrës dhe intrigues. Lajmet në fund të ditës do jenë të mira.

Demi duhet të kapërcejë veten dhe të behet këshilluesi më i denjë i saj në momente vetmie.

Binjaket duhet të mos ikin nëse e kuptojnë që në një lidhje apo punë nuk kane me çfarë fitojnë.

Gaforrja do përballet me dëshirën për ti gjykuar të gjithë sipas inatit dhe interesit të vet, duke marrë vendime emocionale negative.

Luani do ketë pak probleme fizike, të cilat mendon se e pengojnë në një moment kyç veprimtarie.

Virgjëresha do ndjehet profetike në marrëdhëniet personale duke ndihmuar partnerin e vet, por edhe njerëz të afërt.

Peshorja ka rastin të behët e nevojshme dhe e dobishme për njerëz të afërt, por edhe për një përgjegjësi të re.

Akrepi do japë mesazhe të rëndësishme, por edhe do kuptojë mesazhe të rëndësishme.

Shigjetari do jetë protagonist dhe profetik në çështjet ekonomike.

Bricjapi do ndjejë qe s’ka rruge tjetër për të ecur përpara nëse nuk rregullon e ndihmon dhe njerëz që janë në rrugën e tyre.

Ujori me sa kuptohet do ketë ringritje shpirtërore pas një traume e cila e verbonte, apo një xhelozie.

Peshqit do bien viktime e fjalëve dhe premtimeve të tyre që tashmë jeta i vë përballë si provë vërtetësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco