Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Bordi i Ramës vijon talljen/ Rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Ramës vijon talljen/ Rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

11:56, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët shqiptarë, duke i rritur çmimin e naftës nga dita në ditë. Këtë të enjte, një tjetër vendim i ri është marrë nga ky bord, për rritjen e çmimit me 208 lekë nga 203 lekë për litër që ishte pas vendimit të një dite më parë. Gjithashtu, edhe benzina do të shitet 185 lekë/litri nga 180 lekë/litri nga vendimi i mëparshëm.

Njoftimi zyrtar:

Bordi i Transparencës në datë 30 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
-Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
-Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

-Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco