Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Bashkia bllokon qarkullimin në tregun e Zdrales, tregtarët: Do falimentojmë!

12:35, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkia Shkodër ka vendosur të bllokojë qarkullimin e automjeteve në zonën e Zdrales në oraret 09:00 – 15:00 dhe 18:00 – 22:00. Ky bllokim është pritur me kundërshtime nga bizneset e zonës.

Tregtarët shprehen se bllokimi total ndikon negativisht për bizneset dhe duhet të bëhet të paktën me një sens lëvizje për automjetet që t´i jepet një zgjidhje në mënyrë që tregu të jetë funksional.

“Më mirë me e mbyll biznesin sesa të vazhdojmë kështu” – shprehet një tregtar.

Tregtarët theksojnë se bashkia u ka premtuar që nuk do të ketë bllokim, por po u del e kundërta dhe kështu rrezikojnë falimentimin.

Bllokimi i qarkullimit të automjeteve në zonën e Zdrales do të nisë nga dita e enjte, me datë 12 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco