Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Biznesi fason në faliment, Zekja: Paketa ekonomike, asnjë efekt!

14:08, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Zhvlerësimi i euros ka sjellë dëme të mëdha në ekonomitë e bizneset shqiptare, sipërmarrësi Florjan Zekja tha për Syri Tv se disa biznese fason, kanë njoftuar se do të shpallin falimentin këtë fundvit. Sipas tij paketat ekonomike që u dhanë nga shteti ishin krejtësisht të paefektshme.

Biznesi fason ka qenë një ndër sektorët  më të prekur nga zhvlerësimi në nivele historike të ulëta të euros, ndërsa për koordinatorin e Pro Export Albania, Florjan Zekja, ky vit ka pasur ndikimin më të thellë që nga koha e pandemisë.

Në lidhje me paketat e mbështetjes financiare për biznesin që u dhanë si asistencë nga qeveria, Zekja shprehet se nuk ka pasur asnjë efekt ndihmë.

Bizneset në Shqipëri janë përballur me shumë sfida gjë që ka bërë që e ardhmja të shihet e zymtë në sytë e sipërmarrësve.

Biznesi fason pritet të ketë një tjetër vit të vështirë kjo edhe për shkak të mungesës së politikave që përkrahin këtë sektor të sipërmarrjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco