Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Industria në Shqipëri në rënie pa kthim, vetëm ndërtimi njeh me rritje

Industria në Shqipëri në rënie pa kthim, vetëm ndërtimi njeh me rritje

12:21, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Industria ka vijuar aktivitetin me tkurrje në korrik-shtator, për të disatin tremujor radhazi, ndërsa prodhimi po mbahet në këmbë nga ndërtimi.

INSTAT ka publikuar statistikat afatshkurtra me treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e tretë 2025.

Industria bie me 8.4%
Industria po vijon rënien e shitjeve, prodhimit dhe të të punësuarve, ndërsa po shënon rritje të pagave.
Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull me tkurrje
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 16,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, rritje e lehtë
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 10,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi vijon rritjen

Sektori i ndërtimit është i vetmi nga aktiviteti prodhues, me ecuri pozitive, si për shitje, ashtu dhe prodhim, ndërsa dhe të punësuarit e sidomos pagat po shënojnë përmirësim të fortë.
Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco