Hovenier takon guvernatorin e BQK’së, i kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së re që e përjashton dinarin

Hovenier takon guvernatorin e BQK’së, i kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së re që e përjashton dinarin

11:04, 29/01/2024
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se sot është takuar me guvernatorin e BQK’së, Ahmet Ismaili.

Hovenier ka thënë se ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të rregullores së re, e cila e përjashton dinarin si valutë për transaksioneve në Kosovë.

“Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmeti Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA’së për zbatimin e rregullores për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për një kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Lidhur me këtë, dje kanë dalë me reagim edhe ambasadorët e shteteve të QUINT’it, të cilët kanë bërë të ditur se nga kryeministri Kurti kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të rregullores dhe se kjo duhet të diskutohet tutje në kuadër të dialogut.

“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së.”

Rregullorja e re e BQK’së parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt. /GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco