KASH: Tkurrja e popullsisë, nevojitet nxitja e investimeve në mekanikën dhe teknologjinë bujqësore

KASH: Tkurrja e popullsisë, nevojitet nxitja e investimeve në mekanikën dhe teknologjinë bujqësore

11:54, 11/01/2024
A+ Aa A-

Shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Në një paketë propozimesh për qeverinë shqiptare, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) vlerëson se koeficienti i përdorimit të mjeteve bujqësore, është ndjeshëm nën limitet që ato të konsiderohen eficiente, sepse teknologjia e prodhimit të tyre është e shumë e vjetër.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit. Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara. Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale.

KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara.

Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, që shumica e tyre na rezulton nga skema e kredisë që u çelën nga granti i dhënë prej qeverisë së japonisë, por edhe nga donatorë të tjerë.

Ndërkohë, qendrat e Agroservisit për riparimin e mjeteve bujqesore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13.

Sipas KASH, zgjidhja e problemit kërkon marrjen pa humbur më shumë kohe të një iniciative ligjore për faljen e detyrimeve të subjekteve që operojnë në zonat rurale për mekanikën bujqësore, linjat e agropërpunimit, serrat me ngrohje, që financimin e kanë nga grantet, si dhe disa detyrime të tjera, praktikisht të pamundura për t’u mbledhur nga institucionet pergjegjese.

Gjithashtu, KASH kërkon rritjen e fondeve që të programuara për rimbursimin e karburantit, reduktimin ose rimbursimin e çmimit të energjisë elektrike, që përdoret për frigoriferët e ruajtjes së lëndëve të para bujqësore e blegtorale.

Sipas KASH, përdorimi dhe mbështetja për inovacionin dhe digjitalizimin janë drejtime ku duhet punuar më tej. KASH vlerëson se platforma elektronike, si ABA Online apo portali i fermerit (i menaxhuar nga MBZHR) po japin rezultatet e para inkurajuese, por sfidë ngelet informimi, ndërgjegjësimi dhe kualifikimi i përdoruesve.

Sipas KASH, praktika e përdorimit të platformës ABA Online në zbatimin e Programit të Ullirit dhe provoi më së miri dobinë e madhe që ka përdorimin në masë të gjerë i digjitalizimit, për të zgjidhur problemet emergjente dhe për të futur në rrugën e zgjidhjes problemet afatmesme dhe afatgjata./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco