KAFE SHQETO/ Rënia e euros, deklarata e fortë e ekspertit: Situatë e dirigjuar nga Banka e Shqipërisë!

KAFE SHQETO/ Rënia e euros, deklarata e fortë e ekspertit: Situatë e dirigjuar nga Banka e Shqipërisë!

10:05, 10/01/2024
A+ Aa A-

''E dirigjuar nga Banka e Shqipërisë’' kështu është shprehur eksperti i ekonomisë Flobenc Dilaveri për emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, situatën që po ndodh me rënien e euros në këmbim me monedhën vendase.

Dilaveri u shpreh gjithashtu se nga kjo rënie drastike të euro ata që e paguajnë janë konsumatori ndërsa ajo që fiton nga kjo situatë është qeveria.

Dilaveri: Se ku e ka hallin euroja në fakt nuk e di as Guvernatori i Bankës sepse në të gjthë daljet e tij publike është përpjekur të justifikojë situatën e pa precedent të kursit të konvertimit të euros në raport me monedhën vendase por në çdo dalje të tij na ka dhënë nga një agurment të ndryshëm, gjë që tregon thjesht orvatet të justifikojë situatën. Nuk ka një analizë shkencore ose dhe nëse ekziston ajo analizë nuk i bëhet i ditur publikut.

Dhe në këtë këndvështrim gjithë situata është jashtë kontrollit. Ata që e kanë më shumë se sa gjithë jashtëkontrollit është Banka e Shqipërisë. Ndikimi në ekonomi është i jashtëzakonshëm. Ne i kemi ndjerë gjatë gjithë kësaj periudhe këto efekte që janë efekte që në një farë mënyrë ndjehen tek eksportuesi, ndjehen tek prodhuesit por që në analizë të fundit i paguan konsumatori të gjitha kusuret e kësaj situate ajo që fiton është qeveria sepse eurobondin e marrë me kurs më të lartë të euros sot e paguan me kurs jashtëzakonisht më të ulët dhe nga kjo pikëpamje është e favorizuara kryesore. Ndërkohë që unë do të thosha se kjo lloj situate e euros pa asnjë shpjegim në luhajte të jashtëzakonshme pa reference me tregjet ndërkombëtare është më shumë pjesë e lojës së grupeve të caktuara të interesit brenda vendit dhe patjetër e dirigjuar nga Banka e Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco