Banka Qendrore e Kosovës: Mbi 1.2 miliard euro të ardhura nga emigrantët gjatë një viti

Banka Qendrore e Kosovës: Mbi 1.2 miliard euro të ardhura nga emigrantët gjatë një viti

11:42, 27/12/2023
A+ Aa A-

Mbi 1.2 miliard euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin nëntor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin nëntor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 101.3 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 300.6 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar në tetor 2023.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.65 miliardë euro, duke shënuar rritje për 54.3 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit nëntor janë rritur për 2.8 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 499.4 milionë eurove. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco