Tatim deri në 23% nga 1 janari për profesionet e lira/ Bici: Kjo barrë do rëndojë mbi konsumatorët

12:36, 26/12/2023
A+ Aa A-

Profesionet e lira do paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari, dhe duket se kjo ka irrituar jo pak shumë qytetarë.

Henri Bici avokat, i ftuar në 'Kafe Shqeto' sqaroi se është shumë e qartë se kjo barrë do rëndojë mbi konsumatorët.

Barra re fiskale ku ne do taksohemi për xhiron deri në 14 milionë lekë, një tatim 15 perqind mbi fitimin dhe mbi këtë shifër edhe ta themi 23 përqind.

Për bizneset që kanë një xhiro tek 10 milionë lekë, do ketë një zbritje të shpenzimeve që ka dy metoda të parshikuara në këtë VKM.

Natyrisht kjo barrë në gjykimin tim do rëndojë mbi konsumatorët mbi ata që ne ofrojmë shërbimin, se normalisht të ardhurat tona, ne do na duhet t’i mbajmë në nivelet që kemi aktualisht dhe do respektohet ai standart jete. 

Normal ne do bëjmë një lloj kompromisi që të mos rëndohet shumë ai që i ofrohet shërbimi,  por është e pashmangshme që do rritet kosto.

Çdo profesioni të lirë do i rritet shërbimi dhe normalisht kjo do rëndojë në xhepat e çdo shqiptari sepse duket sikur ky taksim na prek vetëm ne, por harrojmë se konsumatorët janë ata që marrin shërbimin nga ne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco