Rialokimet, qeveria shkurton me 148 mln euro fondet e sigurimeve shoqërore, i çon të rrugët

Rialokimet, qeveria shkurton me 148 mln euro fondet e sigurimeve shoqërore, i çon të rrugët

13:21, 24/10/2023
A+ Aa A-

Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurtojnë me rreth 15,4 miliardë lekë fondet për sigurimet shoqërore, ose me 33 për qind të programit fillestar ndërsa pjesën më të madhe të tyre shkon për financimin e rrugëve.

Tabelat e reja tregojnë se, programi i sigurimit shoqëror me ndryshimet e fundit arriri në 30,7 miliardë lekë nga 46,3 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar.

Kjo shume përbën deficitin që financon qeveria për pagesat e pensioneve që nuk mbulohen nga të ardhurat e sigurimeve shoqërore. Këtë vit për shkak të rritjes së pagës minimale dhe të pagave në administratën publike në 9- mujor u arkëtuan rreth 14 miliardë lekë në formën e sigurimeve shoqërore me shumë se një vit në parë, duke ndikuar në uljen e ndjeshme të deficitit të skemës.

Fondet që u gjeneruan nga ngushtimi i deficitit ishte 5 herë më i lartë se fondi 3,2 miliardë për indeksimin e pensioneve këtë vit.

Sakaq nga rialokimet rritja më e madhe të financimeve ka shkuar për programin e transportit rrugor, i cili arriti një vlerë 34,5 miliardë lekë nga 26,3 miliardë lekësh në fillim të vitit.

Financimet për transportin rrugor u rriten me tej edhe pse investimet kapitale janë zëri me problematik i buxhetit. Gjatë 9 mujorit zëri i shpenzimeve rezultoi me 30 për qind të mosrealizimit të planit, ndërkohë që qeveria i rriti financimet me tej për dy muajt e mbetur.

Gjithashtu ndryshimet buxhetore shkurtuan financimet ne një nga programet më të rëndësishme të shërbimit publik, atë shëndetësor.

Fondet për shërbimin parësor u shkurtuan me 23 për qind edhe pse ky program ka nevoja emergjente dhe është më i nën-financuari me raport me nevojat.

Shkurtimi i fondeve të sigurimeve shoqërorë vijnë në një kohë që pensionistët shqiptare marrin pagesa shumë më të ulëta se në Rajon dhe shumë më poshtë nivelit relative të varfërisë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 pensioni mesatar ishte vetëm sa 25.5 për qind e pagës mesatare mujore bruto, nga 31 % që ishte ky raport me 2018.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4 % e pagës mesatare neto dhe 35 e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52 dhe 41 % në vitin 2018.

Vendet e Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi rritën ndjeshëm përfitimet e pensionistëve vitin e fundit. Pensionet mesatare ne Rajon janë më shumë 300 euro ndërsa në Shqipëri rreth 160 euro./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco