VIDEO/ GoTech hap dyqanin e 25 në Yzberisht, Recka: Produkte cilësore me kursim të lartë

16:54, 09/10/2023
A+ Aa A-

Rrjeti i dyqaneve 'GOTECH Electronic', një ndër kompanitë lider në tregun e elektroshtëpiakëve dhe elektronikës ka hapur dyqanin e 25 në zonën e Yzberishtit në tiranë. Ceremonia e inaugurimit u bë nga CEO-ja, Albana Lilaj dhe drejtori i shitjeve Hario Recka, i cili dha edhe detaje nga shërbimet, teksa theksoi se synimi kryesor i Gothech është të jetë më afër konsumatorit.

Nga SYRI TV

Për të qenë gjithmonë sa më pranë konsumatorëve shqiptar ky është synimi i rrjetit të elektronikës ‘Gotech’ që dyqanin e 25-të ka zgjedhur ta hapi në zonën e Yzberishtit në Tiranë. 

Inaugurimi i dyqanit u bë nga CEO-ja Albana Lilaj dhe drejtori i shitjeve, Hario Recka, i cili dha  edhe më shumë detaje rreth shërbimeve.

Ndërkohë kursimi mbetet një pikë e fortë në strategjinë e kësaj kompanie.

Rrjeti i dyqaneve ‘Gotech Electronics’ është një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar për elektroshtëpiake dhe produkte elektronike, dhe është prezent në të gjithë Shqipërinë me 25 dyqane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco