Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kryetari i dhomës së tregtisë: Luhatja e shpeshtë e euros solli vështirësi për bizneset!

Kryetari i dhomës së tregtisë: Luhatja e shpeshtë e euros solli vështirësi për bizneset!

10:07, 06/10/2023
A+ Aa A-

Bizneset patën një verë të mbarë dhe me fitime të larta por sezoni edhe pse i suksesshëm nuk zbehu dot problematikat. Mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe stafet e reduktuara mbeten një ndër shqetësimet e sipërmarrjeve në Durrës.

Këto mungesa thotë Kryetari i Dhomës së Tregtisë kanë sjellë pasoja në cilësinë e shërbimeve të ofruara.

“Nga bisedimet që kemi pasur ne me biznesin mund të konsiderohet si një nëntë mujor i mirë në raport me vitet e mëparshme. Kjo shoqërohet dhe me problematikë që kemi hapur gjatë kësaj periudhe, ku mund të përmendet mungesa e burimeve njerëzore.

Kemi mungesë të theksuar në sasi dhe vitet e fundit po ndihet mungesa edhe në cilësi." tha Artan Luku.

Kryetari i dhomës së tregtisë, Artan Luku thekson se edhe luhatja e shpeshte e euros solli vështirësi për bizneset. Humbjet ishin të konsiderueshme.

“Kemi kontrata të mbyllura në kohën kur leku ishte 120 në raport me euron. Në gusht dhe korrik, raporti shkoi gati 1 me 1, gjë e cila i futi në kolaps dhe i detyruan të rrisin prodhimet, nuk përballuan dot marrëdhëniet me kontraktorët, turizmi u detyrua të pranojë humbjen, deri në 25 përqind në disa raste”, shtoi ai.

Pavarësisht vështirësive kjo verë solli rritje të numrit të bizneseve në qytetin bregdetar kryesisht të atyre që lidhen me sektorin e turizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco