SYRI TV/ Euro 'fundos' bizneset eksportuese, INSTAT: Në gusht, 22% eksporte më pak

13:26, 19/09/2023
A+ Aa A-

Rënia e euros dhe situata në tregjet ndërkombëtare, fundos eksportet në vendin tonë. INSTAT thotë se gjatë muajit gusht Shqipëria regjistroi bilanc negative të eksporteve, me një rënie prej rreth 22 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. statistikat flasin se rënien më të madhe e kanë pësuar materialet e ndërtimit dhe fasonët, ndërsa rënie kanë pasur edhe importet.

Nga SYRI TV

Muaji gusht i këtij viti u mbyll me rënie drastrike të eksporteve të mallrave. Sipas të  dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë muajit gusht, eksportet e mallrave arritën vlerën e 27 miliardë lekëve, duke pësuar një rënie me rreth 22 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 27.4 përqind në krahasim me muajin korrik të këtij viti. Rënie drastike kanë pësuar edhe importet, të cilat kanë regjistruar 68 miliardë lekë apo rreth 15 përqind më pak në krahasim me një vit më parë. Sipas INSTAT, vendi ka shënuar një deficit tregtar prej 40 miliardë lekësh. Ndërkohë, INSTAT konstaton se shkak i situatës së krijuar me volumin tregtar është rënia drastike e euros.

Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë impakt në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Gusht 2023 krahasuar me një vit më parë.

Dhe duket se ky fakt konfirmohet edhe nga zërat të cilët kanë pësuar tkurrjen më të madhe të eksporteve. Gjatë muajit gusht, rënien më të madhe e kanë pësuar eksportet e materialeve të ndërtimit me rreth 14.3 përqind, pasuar nga fasonët, që kanë regjistruar rënie me rreth 4 përqind. Ajo që vihet re në statistika është fakti se të gjitha kategoritë e eksporteve kanë shënuar rënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco