Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Tallet bordi komunist i Ramës, ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës brenda 24 orëve

Tallet bordi komunist i Ramës, ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës brenda 24 orëve

16:19, 03/02/2023
A+ Aa A-

Bordi komunist i Edi Ramës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend pa mbushur 24 orë nga vendimi i fundit.

Sipas vendimit të ditës së sotme, nafta do të shitet me 192 lekë për litër nga 197 lekë që u vendos në datë 2 shkurt 2023, gjithashtu benzina do të shitet me 187 lekë për litër nga 189 lekë që ishte deri sot.

Vendim i Bordit të Transparencës- 03.02.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 846, -12 nga data 01.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 826, -35 nga data 01.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 106.29 (-1.07 nga data 01.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco