Banka e Shqipërisë revokon licencat e dy kompanive që jepnin mikrokredi

Banka e Shqipërisë revokon licencat e dy kompanive që jepnin mikrokredi

21:16, 23/05/2024
A+ Aa A-

Banka e Shqipërisë njoftoi se këtë të enjte ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht të shoqërisë ‘Final’ sh.p.k. dhe licencën e shoqërisë ‘Micro Credit Albania’ sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin e datës 6 shkurt të këtij viti.

 ‘Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive ‘Final’ dhe ‘Micro Credit Albania’. Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve’ – thuhet në reagimin e Bankës së Shqipërisë.

Më herët këtë të enjte u lëshuan 9 urdhër-arreste për administratorë të këtyre kompanive dhe përmbarues. Ata kishin ngritur një skemë përfitimi duke zhvatur prona të qytetarëve që kishin marrë kredi modeste dhe që nuk mundnin t’i paguanin.

VENDIMI I BANKES SE SHQIPERISE PER MICRO CREDIT ALBANIA

VENDIMI I BANKES SE SHQIPERISE PER FINAL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco