Skandali me mikrokreditë/ Flasin ekspertet: Ka tronditur besimin e qytetarëve në institucione

09:58, 24/05/2024
A+ Aa A-

Brunilda Isai dhe Teuta Nunaj eksperte ekonomie, të ftuara në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentuan skandalin me mikrokreditë dhe mashtrimet të cilat shkojnë deri në 7.2 milionë euro, ku nj një rast, ju bllokuan qytetarit 14 pasuri, për vlerën 348 mije lekë.

"Mikrokredia është një veprimtari e cila mbron kauza sociale, inkurajon imapktin social, u jep mundësinë shtresave në nevojë që të gjenerojnë veprimtari nga sipërmarrja etj etj. Përpos këtyre ka tendenca pak dhe më të vonshme, të cilat në njëfarë mënyre, i japin hov konsumit, i japin qytetarit mundësinë që të përmisojnë standartet jetësore, por gjithmonë brenda kapacitetit që ata kanë.

Në Shqipëri sektori finnaciar është i organizuar në institucione bankare, banka dhe jo banka, të cilët ndryshojnë nga gama që i ofrojnë publikut.

Pra banka i ofron të gjitha shërbimet, ndërkohë që insitucionet jo bankare, ofrojnë vetëm një ose dy nga këto shërbime.

Ndërkohë që aktiviteti i këtyre të fundit është të mbledhin borxhet e këqija të blerra nga institucionet bankara ose jo bankare," sqaroi ekspertja Isai. 

....

"Me sa kam lexuar unë,akoma nuk ka një vlerë të caktuar se sa është dëmi që ju është shkaktuar qytetarëve, pasi numri i tyre është i konsiderueshëm dhe kjo çështje është ende në trajtim.

Në këtë rast, kjo do të thotë që secili prej qytetarëve të përfshirë ka një dëm të tijin të cilin, po ta mbledhim në total, është një dëm që i shkaktohet dhe shoqerisë, pasi dëmet janë të konsiderueshme.

Themi në këtë rast që i gjithë ky zinxhir, problem i lindur dhe njëkohësisht i bërë prezent në vitet e fundit, është një problem i cili në këtë rast gjykoj se ka tronditur besimin e qytetarëve në institucion", u shpreh Teuta Nunaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco