Lajmi i fundit

LIVE/ Tryeza e PL për sipërmarrjen, Meta mbërrin pas daljes nga SPAK

VIDEO-SYRI TV/ Balluku hapi By Pass-in e Shkodrës, dalin në pah problemet në rrugë

VIDEO-SYRI TV/ Balluku hapi By Pass-in e Shkodrës, dalin në pah problemet në rrugë

16:00, 23/12/2021
A+ Aa A-

Pak ditë pasi ministrja Belinda Balluku njoftoi hapjen e kalimit të automjeteve në By Pass-in e ri të Shkodrës, kanë dalë në pah problematikat e para. Tabelat e sinjalistikës duket se janë vendosur në mënyrë të gabuar, ndërkohë që rruga nuk ka mbikalime, nënkalime, apo dhe barriera mbrojtëse për automjetet dhe këmbësorët.

Nga SYRI TV

Pak ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inauguroi hapjen e By Pass-it të Shkodrës. Por duket, se ashtu si në shumë raste të tjera, punimet në këtë aks nuk janë kryer me standarde.

Kjo tabelë krijon konfuzion për qytetarët, pasi sinjalistika e saj tregon këmbësorët duhet të kalojnë në korsinë e biçikletave, ndërsa këto të fundit në korsinë e këmbësorëve.

Këto s`janë të vetmet problematika të kësaj rruge, e cila duhet se është ende e papërfunduar. Përgjatë segmentit janë me dhjetëra puseta ende të pambyllura. Gjatë gjithë aksit mungojnë barrierat mbrojtëse për mjetet, ndërkohë që nuk janë ndërtuar mbikalime apo nënkalime për këmbësorët.

By Passi është ndërtuar në zonë urbane, ku jetojnë dhjetëra familje përgjatë gjithë aksit, ndërsa banorët ngrejnë shqetësimin për problematikat që kanë hasur pas hapjes së këtij aksi.

Ky segment rrugor do të shmang trafikun e mjeteve në qytetin e Shkodrës, duke lehtësuar qarkullimin drejt kufirit me Malin e Zi dhe anasjelltas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco