Euro e nis javën më pak se 100 Lekë, 'tërmet' në treg

Euro e nis javën më pak se 100 Lekë, 'tërmet' në treg

13:06, 10/06/2024
A+ Aa A-

Nisja e sezonit turistik ka bërë që valutat e huaja të zhvlerësohen me ritme edhe më të shpejta në raport me lekun. Madje, sipas të dhënave nga tregu, një euro sot është këmbyer me më pak se 100 lekë duke shënuar një rekord minimal historik.

Mësohet se në pika të caktuara të këmbimit valutor sot në Tiranë, një euro është blerë me 99.8 lekë dhe shitur me 100.6 lekë.

Ky është niveli më i ulët i këmbimit mes euros dhe lekut që prej momentit kur monedha europiane është futur në tregun tonë.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në kursin e këmbimit mes dollarit amerikan dhe lekut. Një dollar amerikan u ble sot me 92.5 lekë, ndërsa u shit me 93.7 lekë. Paundi britanik ndërkohë po blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco