Virusi godet Kolumbinë në Botëror, disa lojtarë me grip dhe një mungesë e rëndë për pjesën e mbetur të turneut

Virusi godet Kolumbinë në Botëror, disa lojtarë me grip dhe një mungesë e rëndë për pjesën e mbetur të turneut

21:17, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Kolumbisë po përballet me një problem të papritur shëndetësor gjatë Kupës së Botës 2026, pasi një virus gripal ka prekur disa lojtarë të skuadrës në prag të ndeshjeve vendimtare të turneut.

Sipas kapitenit James Rodríguez, situata brenda grupit është bërë e vështirë. “Ka një virus brenda ekipit që po na godet fort. Shumë prej nesh jemi kështu”, ka deklaruar ai pas ndeshjes ndaj Ganës në 1/8-at e finales. Edhe trajneri Néstor Lorenzo kishte konfirmuar më herët se disa futbollistë kishin shfaqur shqetësime fizike para ndeshjes.

Pavarësisht problemeve, James ka theksuar se skuadra ka arritur të kalojë raundin dhe mbetet e motivuar për sfidën e radhës ndaj Zvicrës, duke tentuar të ruajë optimizmin brenda grupit në një moment delikat të turneut.

Megjithatë, lajmet e këqija nuk kanë munguar për Kolumbinë, pasi sulmuesi Jhon Córdoba ka pësuar një dëmtim serioz muskulor në ndeshjen ndaj Ganës. Ai u detyrua të largohej para kohe nga fusha, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një këputje në aduktorin e majtë, që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën katër javë, duke i dhënë fund turneut të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco