VIDEO/ Lamine Yamal shkëlqen në fushë, ndërsa vëllai i tij i vogël ‘rrëmben skenën’ në tribuna

VIDEO/ Lamine Yamal shkëlqen në fushë, ndërsa vëllai i tij i vogël ‘rrëmben skenën’ në tribuna

13:10, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një moment i veçantë familjar ka tërhequr vëmendjen gjatë Botërorit 2026, ku Spanja vazhdon të shkëlqejë me paraqitje të forta. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Austrisë, jo vetëm që spikati Lamine Yamal, por edhe vëllai i tij i vogël Keyne, vetëm 3 vjeç, i cili u shfaq në tribuna duke festuar me fanellën e Spanjës.

Pamjet e vogëlushit duke festuar golat e “La Furia Roja” u transmetuan nga kamerat televizive dhe menjëherë u bënë virale në rrjetet sociale. Tifozët reaguan me shumë simpati, duke e quajtur atë “një tifoz i lindur” dhe duke theksuar energjinë dhe emocionin e tij të pastër gjatë ndeshjes.

Pas ndeshjes, edhe vetë Lamine Yamal u pyet për këto skena dhe u shfaq i emocionuar. Ai tha se ndihet shumë i lumtur kur sheh vëllanë e tij kaq të gëzuar dhe e përshkroi atë si një person shumë të veçantë në jetën e tij familjare.

Gëzimi i vëllait të Lamine Yamal-it

Edhe pse nuk shënoi gol në këtë ndeshje, Yamal u shpall “Lojtari i ndeshjes”, falë driblimeve dhe paraqitjes së tij vendimtare që çmontoi mbrojtjen e Austrisë. Ai ishte sërish një nga lojtarët më të rrezikshëm në fushë dhe një nga emrat më të duartrokitur nga tifozët në stadium.

Pas kthimit nga një dëmtim që e kishte mbajtur jashtë për një periudhë, ‘ylli’ i Barcelonës po rikthehet gradualisht në formën maksimale. Ai ka deklaruar se ndihet 100% i gatshëm për të luajtur sa minuta t’i kërkojë trajneri, duke paralajmëruar edhe më shumë paraqitje të forta në vazhdim të turneut.

Ndërkohë, në tribuna, vëllai i tij i vogël Keyne po bëhet një “yll i vogël” i këtij Botërori, duke u kthyer në një nga imazhet më të dashura të tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco