Lajmi i fundit

Eksperti italian flet për RAI-n: Shqipëria është një narkoshtet që vetëm vjen duke u konsoliduar

Kroacia jashtë, trajneri Daliç: Nuk e meritonim një fund të tillë, VAR-i vret emocionet

Kroacia jashtë, trajneri Daliç: Nuk e meritonim një fund të tillë, VAR-i vret emocionet

10:10, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ëndrra e Kroacisë për të vazhduar rrugëtimin në Botërorin 2026 u shua pas humbjes 2-1 ndaj Portugalisë në një ndeshje dramatike të zhvilluar gjatë natës. Trajneri Zlatko Daliç foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke pranuar eliminimin dhe duke uruar kundërshtarin.

“E përgëzoj Portugalinë dhe mikun tim Martinez për kalimin e turit. U uroj fat në vazhdim të kampionatit”, u shpreh fillimisht Daliç.

Më pas ai analizoi ndeshjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij: “Është e vështirë të thuash diçka pas një humbjeje të tillë. Në pjesën e parë kishim plan të mos pësonim gol dhe qëndruam në një bllok mesatar, edhe pse duhej të ishte i tillë e jo i ulët, por gjithsesi nuk pësuam. Në pjesën e dytë e ndryshuam lojën, ishim kundërshtari më i mirë dhe krijuam shumë raste. Nuk e meritonim një fund të tillë dhe mund vetëm t’i përgëzoj djemtë”.

Në minutat shtesë të një përballjeje të zjarrtë ndodhi gjithçka, përfshirë edhe golin e anuluar të Gvardiolit në minutën e 103-të pas ndërhyrjes së VAR-it.

“Na vjen keq që u eliminuam kështu, por në dy kampionatet e kaluara kemi pasur edhe fat në disa momente, sot jo. Nuk do të komentoj shumë vendimet e VAR-it, por do të them se gjykimi ishte i dobët në anën tonë. Nuk patëm asnjë faull apo ndërprerje të favorshme, por nuk kam çfarë të them më shumë pas humbjes”, shtoi ai.

“Shënuam 2-2 në minutën e fundit dhe mendon se është gol, por më pas VAR-i e anulon. Janë shumë emocione, ulje-ngritje dhe nuk është e lehtë t’i përballosh. Lojtarët janë të trishtuar dhe të zhgënjyer, është e vështirë për ta. Humbëm dhe u eliminuam, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, tha trajneri kroat.

Megjithatë, Daliç nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për ndikimin e VAR-it në ndeshje të këtij niveli:

“Nuk dua të kërkoj justifikime. Por të gjithë e keni parë se si vendimet e VAR-it vrasin emocionet, si i kthejnë pas momentet, si shkatërrojnë atë që ka qenë futbolli. Ndonjëherë VAR-i ndihmon, ndonjëherë dëmton, por emocioni humbet dhe kjo nuk është e lehtë të pranohet. Ne duam futboll të drejtë, por kemi shkuar shumë larg me VAR-in. Humbëm dhe e përgëzojmë Portugalinë”, përfundoi Daliç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco