Sulmuesi i Brazilit dhe Barcelonës, Rafinja, është përfshirë në një situatë të pazakontë jashtë fushës së lojës gjatë pjesëmarrjes së tij në Botërorin 2026.
Sipas raportimeve që vijnë nga Brazili, babai i futbollistit dyshohet se ka mbajtur rreth 80 për qind të të ardhurave të djalit të tij nga të drejtat e imazhit, duke e lënë lojtarin përballë një situate të papritur financiare.
Rastin, sipas të njëjtave burime, Rafinja e zbuloi vetëm kur ai dhe bashkëshortja e tij tentuan të blinin një rezidencë në Spanjë. Gjatë procedurave për blerjen e pronës, çifti hasi në probleme serioze financiare, çka çoi në zbulimin e mënyrës se si ishin administruar të ardhurat e futbollistit.
Lajmi ka bërë bujë në mediet braziliane, pasi ka dalë në një moment kur Rafinja ndodhet me kombëtaren braziliane në Kupën e Botës, ku Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Rafinja apo përfaqësuesit e tij lidhur me këto pretendime, ndërsa mbetet për t'u parë nëse çështja do të marrë edhe rrugë ligjore.
© SYRI.net