Portugalia barazoi 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 për Grupin K.
Skuadra portugeze regjistroi vetëm shtatë goditje gjatë takimit, shifra më e ulët e saj në një ndeshje të Botërorit që nga përballja me Korenë e Jugut në vitin 2002.
Këto statistika tregojnë se Portugalia do të duhet të përmirësojë ndjeshëm paraqitjen ofensivë në ndeshjet e ardhshme.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë në turnetë madhorë, pasi ka shkuar në 10 ndeshje radhazi në Kupën e Botës dhe Europian pa shënuar gol për Portugalinë.
Gjatë kësaj serie, sulmuesi legjendar ka realizuar 33 goditje, 11 prej tyre në portë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
© SYRI.net