VIDEO/ Reagon Kroacia, barazon rezultatin me Anglinë pas një aksioni model

VIDEO/ Reagon Kroacia, barazon rezultatin me Anglinë pas një aksioni model

22:39, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në “AT&T Stadium” të Arlingtonit (SHBA) po luhet ndeshja më e fortë e grupeve të Botërorit mes Anglisë dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Në minutën e 10-të anglezët fitojnë një 11-metërsh. Harry Kane gjuan, por pret portieri kroat.

Por, VAR ndërhyn dhe penalltia përsëritet.

Në tentativën e dytë, kapiteni i “Tre Luanëve” tregohet i saktë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

https://streamff.link/v/3100983b

Kroacia reagon dhe në minutën e 36-të barazon rezultatin me Baturina, i cili godet saktë në një kundërsulm të shpejtë.

https://streamff.link/v/995229e7

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco