Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 59-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Ramës

Momente tmerri në Kaliforni, dallgët gjigante tërheqin në det një djalë 10-vjeçar, shpëtohet nga një 16-vjeçar

Momente tmerri në Kaliforni, dallgët gjigante tërheqin në det një djalë 10-vjeçar, shpëtohet nga një 16-vjeçar

17:39, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje dramatike është regjistruar në plazhin Seabright në Santa Cruz të Kalifornisë, ku një djalë rreth 10 vjeç u tërhoq nga dallgët e fuqishme në det, ndërsa po notonte.

Pamjet e filmuara nga Scott Vander Dussen tregojnë momentin kur dallgët e mëdha përplasen vazhdimisht mbi të miturin, duke e tërhequr larg bregut. Sipas tij, gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe shumë persona në plazh u kapën në befasi nga forca e detit.

Teksa pushuesit shikonin të alarmuar, një roje bregdetare vetëm 16 vjeçe u hodh menjëherë në ujë dhe, pas një përballjeje me dallgët e fuqishme, arriti ta nxirrte djalin në breg. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë edhe një roje tjetër bregdetare dhe disa qytetarë, të cilët ndihmuan në transportimin e të miturit në një vend të sigurt.

Fëmija u kontrollua nga ekipet e ndihmës së shpejtë dhe më pas iu bashkua familjes së tij.

Videoja e shpëtimit u shpërnda edhe nga Eric Trump, i cili vlerësoi guximin e rojes së re bregdetare, duke kërkuar që ajo të nderohet me vlerësimin më të lartë civil.

Autoritetet kanë paralajmëruar se dallgët e rrezikshme pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa dëshmitari Scott Vander Dussen u shpreh se, nëse rojat bregdetare nuk do të kishin ndërhyrë në kohë, djali me shumë gjasa nuk do të kishte mbijetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco