Britania e Madhe zbulon teknologjinĂ« ushtarake nĂ«nujore pĂ«r t’u mbrojtur nga kĂ«rcĂ«nimet ruse

Britania e Madhe zbulon teknologjinĂ« ushtarake nĂ«nujore pĂ«r t’u mbrojtur nga kĂ«rcĂ«nimet ruse

13:20, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet britanike të mbrojtjes kanë hartuar plane multimilionëshe për zhvillimin e teknologjisë që do të përdoret për mbrojtjen e kabllove dhe tubacioneve nënujore të Mbretërisë së Bashkuar.

Programi “Atlantic Bastion”, i prezantuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« Rishikimit Strategjik tĂ« Mbrojtjes, do tĂ« kombinojĂ« automjete autonome dhe inteligjencĂ« artificiale me anije luftarake dhe avionĂ«, me qĂ«llim identifikimin dhe neutralizimin e kĂ«rcĂ«nimeve ndaj infrastrukturĂ«s nĂ«nujore.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se projekti vjen si pĂ«rgjigje ndaj rritjes sĂ« aktivitetit tĂ« nĂ«ndetĂ«seve dhe mjeteve nĂ«nujore ruse, pĂ«rfshirĂ« anijen spiune “Yantar”, e cila u gjurmua muajin e kaluar pranĂ« ujĂ«rave britanike.

Për projektin janë ndarë këtë vit 14 milionë funte, rreth 16 milionë euro, nga Ministria e Mbrojtjes dhe industria, ndërsa synohet që teknologjia të vihet në përdorim gjatë vitit të ardhshëm.

Gjithsej 26 kompani nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kanë paraqitur propozimet e tyre për zhvillimin e sistemit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, gjatë një vizite në Bazën Detare të Portsmouthit, tha se kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike nënujore po shtohen.

Ai theksoi se Britania dhe aleatët e saj duhet të veprojnë me shpejtësi për të ruajtur epërsinë dhe për të mbrojtur infrastrukturën që është thelbësore për jetën e përditshme.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje, e cila u mundëson marinave të tyre të operojnë një flotë të përbashkët anijesh luftarake, me fokus të veçantë në mbrojtjen e kabllove kritike nënujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco