Trump: SHBA-ja po negocion me Iranin, por Teherani ende s'është gati për marrëveshje

Trump: SHBA-ja po negocion me Iranin, por Teherani ende s'është gati për marrëveshje

22:42, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se vendi i tij dhe Irani janë në bisedime për ta negociuar fundin e konfliktit mes tyre, por ritheksoi se Teherani ende nuk është i gatshëm për një marrëveshje.

“Ne po flasim me ta. Mendoj se janë duke qenë seriozë. Mendoj.. ata janë duke qenë dukshëm më së shumti seriozë se që i kemi parë ndonjëherë, por kjo nuk do të thotë se arrijmë te marrëveshja. Do të shohim se çfarë ndodh” – tha presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Forcat amerikane e sulmuan Iranin përsëri të premten, pasi Trumpi ishte zotuar për “ndëshkim të madh ushtarak” për Teheranin dhe aleatët e grupit Houthi të Jemenit për zgjerimin e luftës së Lindjes së Mesme në një pikë tjetër të rëndësishme detare, hyrjen e Detit të Zi.

Dy javë pas dështimit të një armëpushimi të përkohshëm me të cilin synohej edhe përfundimi i luftës, forcat e armatosura iraniane u kundërpërgjigjen duke shkrepur në drejtim të bazave amerikane në shtetet arabe dhe duke i paralajmëruar njerëzit atje se mund të godasin ndërtesa joushtarake që përdoren nga personeli amerikan.

Rebelët Houthi, të cilët i kontrollojnë pjesët veriore dhe perëndimore të Jemenit, kanë shpallur bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, e cila e ka devijuar dërgimin e miliona fuçive me naftë në ditë përmes naftësjellësit për në Detin e Kuq për ta shmangur bllokadën pothuajse të plotë të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Të enjten, rebelët Houthi goditën dy anije cisterna në Ngushticën Bab el-Mandeb, duke shkaktuar shtrenjtim të naftës për 7 për qind. Niveli i çmimeve shkoi në 100 dollarë për fuçi nafte, për herë të parë nga muaji maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco