Pas dy sulmeve terroriste të ndodhur njëri pas tjetrit në Barcelonë, frika dhe tmerri pushton sërish në Spanjë, pasi një alarmi të dhënë në linjën 3 të metrosë të Barcelonës, ku makinisti i një prej trenave u ankua për probleme të frymëmarrjes.
Dyshon se dikush mund të ketë futur lëngë kimike në kanalet e ventilimit. Por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Ndërsa dy stacione të metrosë në Barcelonë, midis Lesseps dhe Diagonal, u mbyllën pas alarmit. Një substancë e lëngshme ngjyrë jeshile u gjet në një prej vagonëve të trenit.
Disa njerëz pësuan irritime nga lënda e dyshimtë, raportojnë mediat lokale pas marrjes së dëshmive të para. Udhëtarët u evakuuan, ndërsa forcat e sigurisë ndodhen në vendngjarje.
© SYRI.net